Bashkëpunëtori i Kryeministrit Gruevski, në emisionin kërcënon shqiptarët!? (Video)

Një konflikt verbal ka ndodhur sot në studion e Televizionit Alsat-M.

Bashkëpunëtori i Kryeministrit Nikolla Gruevski ka shprehur revoltën dhe mllefin e madhë ndaj moderatores Arta Tahiri, e cila pyetjet i ka parashtruar në gjuhën shqipe. I fuqishëm ka qenë reagimi i Stefan Vllahov Micev, i cili ka ngritur zërin lartë, është ngritur në këmbë, dhe i është drejtuar gazetares shqiptare me fjalet:

“Nëse vazhdoni ju kështu, unë nuk mund të marrë pjesë në kësi lloj emisionesh. Personalisht si qytetarë mora pjesë, por nuk mund të pranoj që në emision të flitet një gjuhë e huaj. Nëse jam në Shqipëri atëher pranoj që të flitet shqip”, ka deklaruar Micev duke u përplasur njëherit edhe me deputeten e BDI-së, Ermira Mehmeti.

Kjo e fundit i sqaron Micevit se edhe në Parlament flitet shqip. “Zyrtarisht litet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në gjuhën shqipe”, ka theksuar deputetja Mehmeti. Më e zëshmja ka qenë moderatorja Tahiri e cila ia ka drejtuar gishtin Micevit që të braktisë emisionin nëqoftëse nuk dëshiron të dëgjojë gjuhën shqipe.

“Nëse nuk ju pëlqen mënyra se si ne këtu do të debatojmë, urdhëroni falemnderit për pjesmarrjen”, ka theksuar gazetarja Tahiri.

Menjëherë është ngritur në këmbë Micev, i cili me nervozizëm të madhë ka theksuar se ky është një provokim i madhë për të gjithë maqedonasit, andaj unë nuk mund të ulem në Qendër të Maqedonisë ku flitet një gjuhë e huaj, ka theksuar Micev dhe duke ikur nga studio i Alsat-M, është kërcënuar me fjalët “Do të shini në të ardhmën se çka do tju gjejë”, ka thënë Micev. Kjo është një kërcënim për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë./Zhurnal/

Shperndaje