Maroviq mohon fajin para prokurorit

Sot rreth orës 9 të mëngjesit , sipas urdhërit të prokurorit special policia ka shoqëruar në stacion Svetozar Maroviqin, transmeton MINA.

Svetozar Maroviq është arrestuar për shkak të dyshimit të shpërdorimit të pozitës zyrtare . Kryetari i Këshillit politikë të PDS Svetozar Maroviq ka mohuar sot fajin para prokurorit publikë mirëpo i është caktuar mbajta nga prokurori e cila mund të zgjas deri në 72 orë.

Maroviq është funksionar shumë vjeçar i PDS i cili ka ushtruar funksionet më të larta të shtetit , ishte kryetar i Kuvendit dhe president i Bashkësisë shtetërore Serbi dhe Mal i Zi. Avokati i tij Zdravko Begoviq ka theksuar se klienti i tij është dëgjuar lidhur me rastet e Budvës dhe duke mohuar fajin ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë autorizim zyrtarë që tu komandojë personave të cilët gjoja kanë pasur veti të caktuara në këtë procedurë sepse nuk ushtronte asnjë detyrë ose funksion tjetër shtetërore.

Shperndaje