Përgjegjësi për mos realizimin e Komunës së barabartë të Tuzit ( Malësisë), mbajnë edhe partitë shqiptare !

Shenji i parë i diskriminimit është atëherë kur pushteti ( qeveria) të ofron diçka që ajo mendon se të takon dhe jo një të drejtë,që vërtetë të takon.

Pra,pse ata që flasin në emër të shqiptarëve dhe përfaqësojnë ata, duhet që gjithëmonë të pranojnë nga pushteti malazez ate se çka iu ofrohet dhe jo ate se çka iu takon ?!.

Tuzit ( Malësisë) i takon statusi i komunës së barabartë me të drejta të plota si komunat e tjera në Mal të Zi , dhe jo “komunë urbane”, “referendum konsulltativ”,
“komunë e kryeqytetit”,
“komunë me statut të veçantë” dhe shpikje të tjera terminologjike, të cilat kanë vetëm për qëllim mashtrimim dhe shmangien nga realiteti, i cili është përmbushja e një ndër kërkesave elementare të banorëve ,me shumicë shqiptare, të Malësisë!
S’ka dyshim se një pjesë e konsiderueshme e përgjegjësisë lidhur me mos realizimin e statusit të barabartë të Komunës së Tuzit, bjen mbi partitë të cilat vehten e quajnë parti nacionale shqiptare. Sikurse këto parti apo përfaqësuesit e tyre politik, të kishin pasur qëndrim unik dhe këmbëngulës , që në fillim,lidhur me kerkesën në fjalë,sipas parimit

” VETËM KOMUNË TË BARABARTË DHE ASNJË LLOJ KOMUNE TJETËR”, ndoshta ndryshe do qendronte situata sot .

Pushteti qendror në Podgoricë, me vite të tëra ka qenë dhe gjithënjë vazhdon që të jetë efektiv në zvarritjen e zgjidhjes së çështjes së Komunës së Tuzit,duke shfrytëzuar mos unitetin dhe mos pajtimet e partive shqiptare.

Xheladin Zeneli

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!