Ulqin: Koalicioni parazgjedhor Forca-UDSH – Unioni kërkon 4 në 10 të parët

Negociatat zyrtare për formimin e koalicionit parazgjedhor në mes Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Forcës së re demokratike nuk kanë filluar akoma.

Siç mëson Portali Ul-info, negociatorët kanë pozicionet të ngurta: Unioni kërkon katër vende në dhjetë të parët në listën e përbashkët, por Forca, për momentin, pranon tre.

Nga Unioni thonë se në këtë rast nuk do të ketë koalicion dhe se në zgjedhje të 4 shkurtit do të dalin vet.

Deri në dorëzimin e listave përfundimtare mbeten edhe tre javë./Ul-info/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!