Gjeloshaj: Tuzi është barazuar me të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi

Dje u shënua 15 dhjetori dita e çlirimit të Tuzit. Në ceremonin festive fjala e rastit i takoj kryetarit të komunës së Tuzit Nikë Gjeloshaj i cili u shprehi respekt për të gjithë ata që morën pjesë  dhe dhanë jetën e tyre për çlirimin e Tuzit e posaçërisht përmendi brigadën e 22 shqiptare e cila dha kontributin kryesor për çlirimin e këtij vendi.

Gjeloshaj tha se ky 15 dhjetor Malësinë e gjenë me Komunë të re, por jo vetëm, gjatë këtyre 9 muajve kanë themeluar dhe konsoliduar të gjitha organet dhe sekretaritet për një funksionim të mirëfilltë të vetëqeverisjes lokale. Falë organeve që kemi ngritur dhe punës së palodhshme shpesh edhe pa orarë, mund të them me mburrje se jemi barazuar me të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi dhe çdo ditë e më shumë po përmirësojmë shërbimin ndaj qytetarëve që është edhe prioritet i yni, u shrehë Gjeloshaj.

Ai njoftoi se kanë filluar punët në përmirësimin e infrastrukturës, siç është rrethrrotullimi në Tuz, rruga Dinoshë -Cemi i Trieshit, pastaj bulevari që lidh Tuzin me Podgoricën, trim-staza nga Vulajt deri në Hakshabanaj dhe projekte të tjera të cilat presin të realizohen.


Gjeloshaj përmëndi edhe përkrahjen që ka dhënë komuna për prodhuesit vendor, për sektorin e bujqësisë, ndër sektorët më të rëndësishëm për jetesën e qytetarit në këtë vend. Përkrahja jonë ndaj bujqëve vetëm se do të shtohet, tha ai.

Me këtë rast u ndanë edhe mirënjohjet e komunës të cilat këtë vit u takuan: humanistit Omer Kajoshaj, udhërrëfyesit Edin Krniq dhe publicistit Ruzhdija Axhoviq. Të cekim në fund se për të pranishmit u shtrua një koktej modest.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!