Qyteti i Rochester Hills, siguron një kamion për mbeturina, për komunën e Tuzit

Qyteti i Rochester Hills nga shteti Michigan në SHBA, do ti dhurojë komunës së Tuzit një kamion për mbeturina që do të shfrytëzohet nga SHPK Komunale – Tuz.

Kjo u njoftua nga kryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe” në Michigan, Ruzhdi Gjokaj.

“Donacioni nga qyteti motër Rochester Hills për qytetin e Tuzit tani në duart tona. Faleminderit Majorit Bryan Barnett për këtë dhuratë shumë të madhe. Dua te falënderoj zotin Prenk Ivezaj dhe drejtorin e SHPK Nikollë Camaj të komunës së Tuzit për ndihmë që më kanë dhanë gjatë këtij procesi të behet realitet”, shkruan Gjokaj.

Qyteti Rochester Hills dhe komuna e Tuzit janë binjakëzuar në vitin 2006, në atë kohë Tuzi ishte komun urbane.

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj së bashku me Nikollë Camaj, drejtorin e SH.P.K Komunale, në fund të vitit 2019 zhvilluan takim në SHBA me z.Bryan Barnnet, majorin e Rochester Hills, 

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!