Berat Gjimshiti edhe zyrtarisht ka kaluar në Serie A, tek skuadra e Atalantës.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka nënshkruar me skuadrën italiane kontratë e cila besohet të jetë tri vjeçare.
Faqja zyrtare e klubit zi kaltër ka publikuar se Gjimshiti është pjesë e saj dhe se do ta bartë fanellën me numër 55.Para se të zyrtarizohej mbrojtësi i fuqishëm i Shqipërisë ka kryer të gjitha kontrollet mjekësore me sukses.
Gjimshiti në Seria A do gjejë edhe lojtarët e tjerë të Kombëtares Shqiptare:Etrit Berisha,Elseid Hysaj,Arlind Ajeti,Rei Manaj, dhe Kastriot Dermaku, ndërsa edhe Mergim Mavraj dhe Shkelzen Gashi kan oferta nga klubet e Seria A./Malësia.ME/