Arrestohet kryetari i Ulqinit, Loro Nrekiq

Sot në mëngjes është arrestuar kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe 4 zyrtarë të tjerë të kësaj komune, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin.

Personat e tjere të arrestuar janë Sead Osmanoviq, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Kryetari i DPS- Ulqin;

Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit;

Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Kuvendit të Ulqinit.

Sipas medias malazeze Vijesti, personat u arrestuan pasi dyshohen për punësime partiake.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!