Gjeloshaj komunikon drejtorin gjeneral të TVMZ: Lajmet shqip do të vazhdojnë të transmetohën në kanalin e parë

Të nderur miq,

Pasi që u njoftova me disa ndryshime në programin në gjuhën shqipe pranë RTMZ, komunikova me drejtorin gjeneral të TVMZ Boris Raoniq.

Ai ma konfirmoi se Lajmet shqip do të vazhdojnë të transmetohën në kanalin e parë të TVMZ.

Z. Raoniq po ashtu më njoftoj se Ideja për ndryshimin e orarit dhe kanalit për Lajme ishte në diskutim për një kohë të gjatë, e asnjë nga përgjegjësit nga redaksia në gjuhën shqipe nuk e kontestoi orarin, e as kanalin!

Është mirë që për këto çështje të rëndësishme të njoftohemi para se të ndodhin, që të reagojmë më kohë!

NGJ

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!