Bruksel, Konferenca ndërkombëtare: Gegaj u takua me Bushatin

Në ambijentet e Parlamentit Europian, në Bruksel u mbajtë Konferenca ndërkombëtare, me temë: PARTNERITETI BALLKANIK – FORCIMI I MARRËDHËNIEVE  REGJIONALE.

Konferencen e hapi komisari për politikë të jashtme në Unionin Europian Johanes Han.Konferencës ju drejtua edhe deputetja në Parlamentin europian Tanja Fajon.

Mali i zi në këtë kongerencë u përfaqësua nga deputetët Nikollë Gegaj,Miodrag Vukoviq dhe Zhana Filipoviq.

Nikollë Gegaj për portalin tonë u shprehë që, për të ishte kënaqësi që gjatë kësaj konference u takua dhe bisedoi me nënkryetarin e Qeverisë së Maqedonis Fatmir Besimin,mandej me ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushatin dhe me shumë të tjera që ishin prezent në këtë Konferencë.

Gegaj tha që motoja e kësaj konferencë ishte stabiliteti dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në nivel të duhur në rajon, por edhe mundësitë e bashkepunimit rajonal në të gjitha fushat,e posaçërishtë angazhimi në formimin e ambijentit për afrimin e investitorëve nga jashtë./Malësia.ME/

Nikola-Gegaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!