Turqi, 14 të arrestuar pas shpërthimin që tronditi Ankaranë (Video)

Turqia ka arrestuar 14 persona, nga 7 provinca të ndryshme, si të dyshuar kryesorë për sulmin me bombë, që tronditi Ankaranë pasditen e së mërkurës.

“Besoj se arrestimet nuk do të mbeten të kufizuara me këtë numër. Edhe pse PKK dhe PYD e mohojnë përfshirjen, Ministria e Brendshme turke dhe shërbimet tona të inteligjencës kanë informacione se, janë ata që fshihen pas sulmit terrorist”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Sulmin, qeveria turke ia faturon paraushtarakëve të njësive mbrojtëse të popullit kurd, “YPG”, me bazë në Siri.

Gjithsesi, PKK dhe Partia e Bashkimit Demokratik e mohuan përgjegjësinë. Sulmi i së mërkurës, që u mori jetën 20 ushtarakëve dhe 8 qytetarëve, si dhe la të plagosur 61 persona, u shoqërua nga një tjetër shpërthim i fuqishëm pa kaluar as 24 orë.

Të paktën 7 ushtarakë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën, pas një shpërthimi që goditi një autokolonë ushtarake në Juglindje të Turqisë. Ky është sulmi i dytë brenda dy ditëve në Turqi dhe ende nuk dihet nëse incidentet kanë lidhje me njëri-tjetrin../ Top Channel/

Shperndaje