Ulqini e kremtoi 8 vjetorin e pavarsisë së Kosovës

Mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Ulqin shoqata artistike “Tradita” organizoi koncert premierë me rastin e 8 vjetorit të pavarsisë së Kosovës.

Në sallën e mbushur përplot, shoqata Ilirida nga Shkupi, Bilbili nga Vlora, Dëshmorët e Kombit nga Obiliqi dhe nikoqirët Tradita, dhuruan një spektakël të vërtetë ku shpalosen vlerat më të mira të folklorit mbarëkombëtar.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Malin e Zi, Margaret Uyehara, zëvendës ambasadori Bix Aliu, ambasadori i Shqipërisë në Malin e Zi Ernal Filo, delegacioni u AKB-së e personalitete tjera nga të gjitha trevat shqiptare, ku salla ishte e mbushur plotësisht.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!