Rivotimi në Ulqin: SDP fitoi një mandat, DPS humbi një

Në zgjedhjet e përsëritura sot në Ulqin, sipas të dhënave paraprake Partia Social Demokrate (SDP) ka fituar një mandat dhe ka hyrë në parlamentin lokal, ndërsa DPS mbeti pa një mandat.

Zgjedhjet u përsëriten në dy vendvotime, nr. 13 në Darzë dhe nr.34 në ndërmarrjen komunale që gjithsei kanë 1,243 votues të regjistruar. Dalja e votuesve në zgjedhje sot ishte 62,7%, ndërsa me 4 shkurt dalja ishte 56,6%.

Në Kuvendin Komunal të Ulqinit, FORCA dhe DPS do të kenë nga 8 këshilltar, Koalicioni Zgjohu Ulqin (PD-LDnëMZ-Perspektiva) 7 këshiltarë, UDSH dhe SD nga 3, URA 2, dhe Partia Boshnjake dhe SDP nga 1 këshilltar.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!