PDS i dërgon opozitës ofertën e re

Partia Demokratike e Socialistëve u ka dërguar partive opozitare propozimin e ri për arritjen e marrëveshjes.

Versionin e ri të propozim marrëveshjes lidhur me kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershmeua ka dorëzuar: Lëvizjes qytetare URA, DEMOS-it dhe Partisë social demokratike (SDP) , e ka vërtetuar sot funksionari i URA-s Nedelko Rudoviq.

Ai ka theksuar se nuk mund të precizojë se kur liderët e një pjese të opozitës, do të deklarohen për këtë dokument.

Për ndryshe sot skadon afati të cilët liderët e tri partive ia kanë dorëzuar javën e kaluar PDS që të deklarohen për pikat kontestuese nga propozim marrëveshja e tyre. Zavendësi i kryetarit të PDS Dushko Markoviq, ka deklaruar para do kohe , pas bisedimeve me ambasadoren gjermane Gurdun Shtajnaker se qeveria dhe partia e tij janë të hapura, që brenda kornizave kushtetuese, të ligjit dhe praktikës së mirë politike të shqyrtojmë disa çështje kontestuese me qëllim që me opozitën të nënshkruhet marrëveshja për realizimin e zgjedhjeve të lira.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!