Kryetari i Partisë Social Demokratike Ranko Krivokapiq është ftuar të marrë pjesë në Kongresin dhe kremtimin e 25 vjetorit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, e cila do të organizohet nesër me 19 mars, në Tiranë, u njoftua nga PSD-ja (SDP).
Në letrën ftesë Edi Rama, kryetari i PS dhe kryeministër i Shqipërisë, theksoi rëndësinë e ndërtimit të politikës mbi vlerat europiane dhe dëshirave të partive social-demokratike në rajon, që përmes bashkpunimit të ndërtojmë shoqëri të drejtësisë sociale, mundësive të barabarta dhe të sistemit politiko demokratik.
Edia Rama në thirrje ka theksuar se prania e Krivokapiq pa dyshim do ishte me rëndësi të madhe për Kongres, duke marrë parasysh mbështetjen që PS e Shqipëris kishte nga ai në periudhën e mëhershme./Malësia.ME/