Në Mal të Zi, janë konfirmuar edhe gjashtë raste të koronavirusit, njoftuan nga Instituti i Shëndetit Publik.
“Sot në laboratorët e Institutit janë përfunduar analizat paraprake të 20 mostrave të marra nga persona nën mbikëqyrje. Nga mostrat e përpunuara, gjashtë janë pozitive, bëhet e ditur nga ky institut.
Numri i përgjithshëm i njerëzve me COVID-19 në Mal të Zi aktualisht është tetë. /Malësia.ME/