Regjistrimi në klasën e parë të shkollës fillore do të filloj me 1. prill

Regjistrimi në klasën e parë të shkollës fillore për fëmijët të cilët i plotësojnë 6 vjet , do të fillojë me 1. prill, është paralajmëruar nga Ministria e arsimit, shkencës, kulturës dhe sportit. Në kumtesë theksohet se fëmijët mund të regjistrohen përmes rrugës elektronike ose drejtpërdrejtë në shkollë.

Nga Ministria kanë theksuar se me rastin e regjistrimit duhet pasur kujdes për principin territorial që do të thotë se për çdo shkollë janë caktuar lagjet dhe rrugët adekuate. Pas regjistrimit të fëmijëve, nëse do të ketë vende eventuale të lira, shkolla mund të bëjë edhe regjistrimin e fëmijëve të cilët nuk janë nga lagja përkatëse. Siç theksohet një fëmijë mund ti shtyhet fillimi i shkollimit edhe për një vit me propozimin e komisionit ose të prindërit nëse vërtetohet nëse ai nuk është i gatshëm për fillimin e shkollimit. Po ashtu theksohet se mund të lejohet edhe regjistrimi para se ti plotësojë 6 vjet me propozimin e prindërit dhe pas lejes së komisionit për regjistrim.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!