Në Qeverinë e re, do të jenë vetëm URA,SNP dhe paritë e pakicave

Në Qeverinë e re, do të jenë vetëm Koalicioni “ E zeza në të bardhën”, Partia Socialiste Popullore dhe partitë e pakicave, ka thënë, Lluka Rakçeviq, nga Lëvizja qytetare URA, për Televizionin e Malit të Zi.


”Ky ishte mesazhi edhe i muajve të mëparshëm. Nënshkruesit e memorandumit të bashkëpunimit, duhet të jenë boshti i Qeverisë së re”, tha Rakçeviq. Dje, URA, zhvilloi takime me përfaqësues të Partisë Socialiste Popullore, Social-Demokratëve dhe Partisë Socialdemokratike, për formimin e Qeverinë e pakicës. “Gjatë takimeve të djeshme, vazhduan diskutimet për shumë çështje të hapura. Mendoj se koncepti përfundimtar i Qeverisë evropiane do të arrihet shumë shpejt. Sa i përket mandatarit për kryeministër, ai e ka përfunduar me sukses punën e tij”, tha Rakçeviq.

Ai beson se qeveria do të formohet. “Mendoj se është reflektim i përgjegjësisë politike i të gjitha subjekteve, të cilat kanë biseduar me muaj për formimin e një Qeverie evropiane, se duhet të zgjidhen sfidat që qeveria në largim nuk i ka arritur, tha Rakçeviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!