Stoltenberg: Mali i Zi në NATO kombinim fitues edhe për Evropën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Mali i Zi ka arritur përparim të madh në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në një intervistë për Dnevne Novine, Jens Stoltenberg theksoi se anëtarësimi në NATO nuk është fundi i udhëtimit për Malin e Zi, por është fillimi i një faze të re.

Pres që ministrat e jashtëm të Aleancës të nënshkruajnë protokollin për asocimin e Malit të Zi në NATO gjatë takimit ministror që do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel me 19 dhe 20 maj.

Sipas praktikës së zakonshme deri më tani,Protokolli i Anëtarësimit do të nënshkruhet nga përfaqësuesit të gjithë aleatëve të NATO-s.Kur protokolli nënshkruhet,Mali i Zi zyrtarisht fitonë statusin e të “ftuarit” dhe merr pjesë pothuajse në të gjitha konferencat e aleatëve duke fituar rolin e vëzhguesit, tha Stoltenberg.

Më pas çdo gjë varet nga Parlamentet nacionale në të 28 shteteve anëtare të cilat duhet të ratifikojnë këtë protokoll. Pasi që të gjithë aleatët të nënshkruajnë marrëveshjen Mali i Zi asocohet në marrëveshjen e Uashingtonit dhe me anëtarësim në Aleancë do të bëhet anëtari i 29. Nuk mund të thuhet se sa do të zgjasë i tërë ky proces , por dua të theksoj se për zgjerimin e fundit të NATO-s nevojitej rreth një viti”, ka theksuar Stolltenmberg./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!