Instagrami po devijon shoqërinë

Fotografia e Anton GjokajKristjan Dukaj

 

Rrjetet socijale padyshim që në kohën e fundit janë duke zënë një vend të “rëndësishëm” në jetën tonë, duke u kushuar një kohë shumë të madhe.

Një ndër aplikacionet më të përdorura nga rinia është padyshim instagrami. Ky aplikacion i cili shërben vetëm për postimin e fotografive, kohëve të fundit është kthyer në “trend” Miliona fotografi të ndryshme,nga e mbarë bota shpërndahen në disa minuta. Por, ajo që e karaketrizon dhe veçon këtë aplikacion, nga rrjetet tjera socijale (twitter,facebook), është fakti që ju kurrsen përdorimin e fjalëve. Nuk kërkohet mendimi juaj për ndonjë ngjarje, dukuri apo problematikë që ka të bëjë me shoqërinë. Mjafton të bëni një foto, ta dizajnoni sa më mirë që të jetë e mundur, në mënyrë që të pëlqehet nga sa më shumë veta dhe kështu të krijoni një jetë joreale.

Të paraqiteni në mënyra sa më të rrëjshme, duke krijuar iluzion tek tjerët e në fund tek vehtja. Nëse në këtë aplikacion kërkoni për fotografitë më të pëlqyera, padyshim se në rend të parë janë forografitë e femrave, të zbukuruara në photoshop, me pak fjalë të rrejshme. Mbas tyre vijnë fotografitë nga udhëtime të ndryshme, që përdoruesit e këtij aplikacioni duhet ta ndajnë me të tjerët, se ku ndodhën, çfarë po bëjnë dhe çfarë ushqimi janë duke ngrënë. Kjo shkakton një destruktim të shoqërisë dhe rrit dëshirën për tu ekspozuar.

Mirëpo, mbas e gjithë kësaj fshihet një gënjeshtër e madhe e cila me kalimin e kohës kalon në fobi nga e jeta reale. Check-in nëpër vende luksoze, gjithashtu është e pashmangshme nga këta përdorues, për të ekspozuar jetën “luksoze” e cila po dallohet nga të tjerët. Disa studime shoqërore, së fundi kan treguar, që pikërisht këto veti na largojnë nga jeta reale duke na ndaluar të shijojmë momentet me të afërmit, të shijojmë udhëtimet etj. Por ajo që më brengos mua është fakti që ky aplikacion me këto dukuri është duke ndarë dukshëm shtresën shoqërore. Nuk kemi të bëjmë më me fotografi të thjeshta, ushqime të lira, vende të thjeshta, por të gjitha duhen të jenë në nivel “luksoz”, përndryshe nuk bëjnë pjesë në mesin e atyre që pëlqehen! Shtresa dërmuese e shoqërisë që bën një jetë të thjeshtë është pikërisht nën ndikimin e kësaj “mase”e cila me fotografi të rrëjshme, pamje të ndryshuar, ndikojnë tek të tjerët dhe në këtë mënyrë pamja reale e jetës dhe fytyrës sonë ndryshon. Nuk ngjasojmë me fotografitë e postuara, sepse të gjitha janë të dizajnuara për pamje sa më të bukur dhe për sa më shumë pëlqime, harrojmë për ngjarjet që ndodhin nëpër botë, kritika dhe libri janë zavendësuar me photoshop dhe me check-in.

Për dallim nga twitter i cili përdoret për të shprehur mendimin tuaj, për të shpërndarë atë që ju mendoni me të tjerët dhe kështu duke krijuar debate, diskutime të ndryshme për ngjarje dhe ndodhi, instagram rrin larg kësaj dhe kjo ndikon tek ne, duke krijuar një shoqëri dembele, ku për fat të keq kryesoret janë forografitë dhe check-in.

Kritikat dhe diskutimet në botën përëndimore janë pjesë e kulturës së një shoqërie, për të ndikuar në ndodhitë dhe ngjarjet. Më së miri kjo gjë dëshmohet nga shkrimtar, politikan, artist etj, të cilët mendimin e vetë e shprehin përmes rrjeteve socijale siç është twitter ose facebook. Shumë shpesh mediat referohën në statuset e postuara nga këta individë, sepse kjo është mënyra më e shpejtë që mediat të përcjellin mendimin e tyre, në vend që të zhvillojnë intervistë e cila merr shumë kohë dhe ka shpenzime. Por, ne po ikim nga kjo, po bëhemi rob i një aplikacioni, i cili përbrenda ka një jetë të rrëjshme dhe e cila për ditë e më shumë po ndan shoqërinë. Një shkrimtar anglez, në një intervistë mes tjerash tha që: “pëlqimet që marrim në ndonjë fotografi, ose në ndonjë shkrim, rrit vetëbesimin tonë duke na futur të mendojmë që ne me të vërtetë qenkemi të pëlqyer, edhe pse e gjithë ajo histori ëshë e trilluar.” Një gjë e tillë na ndan nga jeta reale dhe fillojmë ta shohim botën nga një kënd tjetër. Devijimi i shoqërisë moderne është i dukshëm, në mungesë të përdorimit të vlerave që ndërtuan një shoqëri të shëndoshë dhe me vlera.

Shperndaje