Nga mesnata, rriten çmimet e karburantit

Prej sonte në mesnatë çmimi i benzinës do të jetë më i lartë 5 cent , kurse euro dizel 2 cent më i lartë për litër, i është kumtuar agjencisë Mina Business, nga ministria e ekonomisë .

 Një litër euro super 95 dhe 98, gjatë dy javëve të ardhshme do të kushtoj 1.29 , respektivisht 1.33 euro, kurse një litër euro dizel gjatë dy javëve të ardhshme do të kushtojë 1.14 euro. Të theksojmë këtu se  korrigjimi i fundit i çmimit të derivateve ka qenë me 21 mars kur të gjitha karburantet janë liruar 4, respektivisht 5 cent.
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!