Mogheini darkë për kryeministrat e Ballkanit Perendimorë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogherini kanë organizuar darkë sonte për kryeministrat e Ballkanit Perendimorë në Shkup në prani të kryeministrave të Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës, Edi Rama, Ana Brnabiq, Ramush Haradinaj, Dushko Markoviq dhe Deniz Zvizdiq.

Pjesëmarësit në këtë takim kanë biseduar për gjendjen në rajon si dhe proceset e integrimit të Ballkanit Perendimorë në BE.

Kryeministrat e Ballkanit Perendimorë kanë shprehur interesin e tyre për bashkëpunim me vendet fqinje si dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal.

Shperndaje