Mozaiku 60 kronikë nga Cemi i Trieshit

Shkruan; Kristjan Dukaj

Gazetaria, si profesion, është dhe duhet të jetë gjurmë e pashlyer nga e kaluara për gjeneratat që vijnë; për ngjarje, dukuri dhe individ, nga e përditshmja, shpesh edhe e hidhur por që meriton të shënohet nga kronistët e kohës siç duhet të jenë njerëzit e medias.

E tillë ishte edhe kronika e realizuar nga rekasia në shqip në RTMZ, nga vendi i bukur në brigjet e lumit Cem. Besoj se si shikues, duhet përgëzuar këtë redaksi e cila, në këtë mënyrë, jo vetëm se e dëshmon profesionalizmin e vet, por mbi të gjitha, përkushtimin për të trajtuar tema të tilla të cilat, ndoshta edhe pse të rralla, i takojnë një të përditshmeje që meriton një trajtim të këtillë mediatik. Nuk kam për qëllim të shtjelloj realizimin e kronikës në fjalë, por ideja dhe tema e shtjelluar janë për çdo respekt, pasi ato nuk janë aq të shpeshta jo vetëm në media por as në jetën e përditshme.

Gazetarja, Teuta Gjokaj, edhe pse e re për nga përvoja në këtë profesion, me një dashamirësi të madhe na sjell një kronikë, sa të duhur po aq emocionuese, për një jetë të tërë siç ishte në këto hapësira dhe, njëkohsisht, si dëshmi bamirësie të bashkëkohësve tanë, pavarësisht se cilët janë. Thirrjet e gazetares Gjokaj, për të ndihmuar aty ku është nevoja, janë shembulli më tipik se cili duhet të jetë misioni i një gazetari, sidomos nga këto treva. Prandaj, duhet inkurajuar gazetarët e këtillë për gjurmimin e këtillë në profesion, aq më parë nga vet fakti i mungesës së hapsirës të mjaftueshme, siç eshtë një emision i këtillë javor në RTMZ. Por, kur ekziston vullneti dhe përgatitja e duhur, realizohen ide dhe punë të vyera. Idetë e këtilla do të duhej të ishin në vazhdimësi në përmbajtjet e tyre programore, anadaj le ti konsiderojnë qëllim mira sygjerimet e këtilla, të cilat, besoj, sëshpejti edhe do ti jetësojnë. URIME REDAKSIA E MOZAIKUT!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!