Lideri i Partisë Radikale të Serbisë, Vojisllav Sheshel sot ka përdhosur flamurin kroat dhe ka sharë delegacion e Kuvendit të Kroacisë, në Kuvendin e Serbisë.
Sipas mediave serbe, Sheshel ka hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë sot rreth orës 12:00 ku me të ka qenë deputetit Filip Stojanoviq.
“Kur Sheshel ka par flamurin kroat në hyrje të Kuvendit, ai ka vrapuar dhe e ka rrëzuar shtizën në tokë dhe ka tentuar ta shqyejë flamurin, e më pas ai dhe Filip Stojanoviq e kanë shkelur atë me këmbë.
Pesë roje të sigurisë e patën të pamundur ta shpëtonin flamurin”, thuhet në njoftim.
Pesë roje të sigurisë e patën të pamundur ta shpëtonin flamurin”, thuhet në njoftim.
Më pas, raportohet se Sheshel dhe Stojanoviq kanë hyrë brenda në sallën e Kuvendit, ku po qëndronte edhe delegacioni kroat, ku kanë nisur të shajnë ata.
“Tani atje jashtë ju kam shkelur flamurin e ustashëve, nënën ustashe ju ****** të gjithë juve, raportohet të ketë thënë Sheshel.
Për shkak të incidentit, delegacioni kroat ka anuluar vizitën.