Nënshkrimi i protokollit për anëtarësim në NATO, ngjarje historike për Malin e Zi

Shtetet anëtarë të NATO-s do të nënshkruajnë nesër protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në këtë aleancë gjë që do të jetë sinjal i qartë se aleanca vazhdon të ndihmojë në ndërtimin e stabilitetit dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, ka kumtuar sekretari i përgjithshëm Jens Stolltenberg, shkruan RTCG.

Ai ka theksuar se pas nënshkrimit të nesërm të protokollit Mali i Zi do të marr pjesë në të gjitha mbledhjet e NATO-s në rolin e vëzhguesit. Ai ka vlerësuar se kjo është ditë historike si për aleancën ashtu edhe për Malin e Zi si dhe për stabilitetin në Ballkanin perëndimor. Zgjerimi i NATO-s me anëtarësimin e Malit të Zi, vërteton se dyert e aleancës janë të hapura dhe se ky është hap i ri në politikën tejet të suksesshme të zgjerimit të NATO-s dhe UE , ka theksuar Stolltenberg. Ai ka përsëritur se parlamentet e 28 vendeve anëtare duhet ta ratifikojnë dokumentin.

Bullgaria, miraton dokumentin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Qeveria e Bullgarisë ka aprovuar projekt dokumentin me të cilin parashihet anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, ka kumtuar shërbimi për informim i qeverisë. Në kumtesën të cilën e transmeton Portali NOVINITE, theksohet se qeveria e ka autorizuar ministrin e punëve të jashtme Daniell Mitov që të nënshkruaj dokumentin.

NATO formalisht e ka ftuar Malin e Zi që ti fillojë bisedimet për asocim në dhjetor të vitit të kaluar .

Shperndaje