Partitë parlamentare në Mal të Zi në vitin 2015 kanë fituar nga buxheti shtetror edhe nga ai lokal 5,9 milion euro, kështu tregon raporti financiar të cilin partitë politike i kanë dorëzuar Agjensionit për parandalim të korupsionit.
Më së shumti para nga buxheti ka fituar Partia Demokratike Socialiste (DPS) 1.76 milionë, ndërsa Fronti Demokratik 1.47 milionë.Partia Social Demokratike (SDP) vitin e kaluar ka marrë 715 mijë, Partia Socialiste Popullore (SNP) 712 mijë, Mali i Zi pozitiv 502 mijë, Partia boshnjake 282 mijë,HGI 126 mijë, Partia Liberale 140 mijë euro.
Sa i përket partive shqiptare më e shumta nga buxheti ka fituar Lidhja Demokratike në Mal ë Zi 61 mijë euro, Forca 50 mijë euro,Partia Demokratike ka fituar 42 mijë euro dhe Alternativa shqiptare 34 mijë euro./Malësia.ME/