Zyrtarët malazezë e mbështesin Marrëveshjen mbi kufirin me Kosovën duke e cilësuar demarkacionin në përputhje të plotë me kufirin administrativ të vitit 1974.
Ata e vlerësojnë edhe punën e ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët nuk gjetën asnjë shkelje ligjore në shënimin e kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës.