Sevilla shkruan histori në Europa League (Video)

Sevilla e ka mbrojtur titullin e Europa League duke e fituar sezonin e tretë radhazi. Andaluzianët e nënshtruan Liverpoolin në St. Jakob-Park në Basel duke fituar me rezultat 3-1.

Liverpool luajti më mirë në pjesën e parë, ndërsa rezultatin e zhbllokuan në minutën e 35-të, kur Daniel Sturridge shënoi në rrjetin e ekipit kundërshtar.

Sevilla e nisi fuqishëm pjesën e dytë dhe që në sekondat e para skuadra spanjolle e barazoi rezultatin. Ishte një depërtim fantastik i Marianos, i cili asistoi te Kevin Gameiro që e pati portën e zbrazët për të shënuar (46’).Ndërkaq, pas një aksioni fantastik të andaluzianëve, ata ia dolën të kalonin në epërsi për herë të parë në këtë sfidë. Kapiteni Coke e përfundoi për mrekulli aksionin e skuadrës spanjolle duke e dërguar topin në rrjet (64’).

Nuk kaloi shumë kohë dhe erdhi goli i tretë i Sevillas. Ishte sërish Coke me golin e dytë personal (72’). Në minutat e mbetura, skuadra angleze nuk arriti të bënte asgjë, ashtu që trofeu shkoi sërish në Spanjës.

Sevilla mban rekord të triumfeve në Europa League, pesë (duke përfshirë edhe periudhën kur quhej UEFA Cup). Ndërsa falë kësaj fitoreje do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=TG1LomJEzqM
https://www.youtube.com/watch?v=AAcuJNfutis
https://www.youtube.com/watch?v=9SsPTXCzgnI

Shperndaje