Abazoviq: Pa datë të zgjedhjeve të reja nuk ka ndërprerje bojkoti

Pa datë të zgjedhjeve të reja nuk ka ndërprerje bojkoti, kthim në parlament dhe zhbllokim të jetës politike, ka thënë lideri i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq, në intervistën dhënë Televizionit të Malit të Zi.

Abazoviq është i bindur se Partia Demokratike e Socialistëve do të pranojë zgjedhje të jashtëzakonshme, duke theksuar se kjo do të jetë më pak e dhimbshme se të presin zgjedhjet e reja në vitin 2020. Ne kemi të njëjtin regjim si në Maqedoni, por ky i yni ka përkrahje ndërkombëtare, kurse regjimi i deritashëm në Maqedoni e ka humbur, ka thënë Abazoviq. Lideri i URA-s thotë se Brukseli nuk përfshihet në mënyrë të drejtpërdrejtë në ngjarjet e brendshme në Mal të Zi për arsye të veta. Ata tani nuk dërgojnë ndërmjetësues në Mal të Zi sepse do t’i binte se ndërmjetësojnë në një vend, të cilin pikërisht tani e kanë pranuar në NATO, ka thënë Abazoviq.

Për Malin e Zi, është i bindur Abazoviq, do të ishte më së miri ndryshimi demokratik i pushtetit e për këtë qëllim URA do të bashkëpunojë me të gjithë, pra edhe me Frontin Demokratik.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!