Gjashtë arsye për të votuar numrin 6

Kristjan Gj. DUKAJ
Politolog

Zgjedhjet lokale janë gjithherë joshëse për zgjedhësit pasi nga bartësit e pushtetit vendor dhe mënyra e organizimit të tij varet realizimi i interesave të popullatës në një mjedis të caktuar, respektivisht në komunë. Kuptohet se në shumicën e rasteve ekziston shkaku për të mos votuar kandidat apo lista të caktuara zgjedhore por, njëkohësisht, edhe arsyeja e mbështetjes të ndonjërit (atyre) që garojnë për të fituar mandatin e përfaqësimit pasi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve në vazhdimësi, janë arsye shtesë për pjesëmarrje në votime. Në kushtet tona, përfaqësimi në Parlament është i domosdoshëm, për shumë arsye.

Andaj, përkrahja e Listës së ASH, në zgjedhjet lokale të 27 majit, do të prodhonte përfaqësimin në Kuvendin e Kryeqytetit me kandidat nga këto hapësira të cilat kanë nevojë të dëgjohet zëri dhe fjala shqip në Kuvendin e Kryeqytetit. Aq më parë, pasi këto janë zgjedhjet e fundit lokale për Kuvendin e atjeshëm, në prag të formimit të komunës së plotë të Tuzit. Kjo, në momentin aktual, duhet të jetë ndër arsyet e para në mbështetje të kësaj liste, me shpresë se do të avancohen kërkesa dhe nevoja e që nuk janë të pakta, të qytetarëve nga treva e Malësisë.
Në anën tjetër, lista e ASH, në të gjitha zgjedhjet, vendore apo parlamentare, ishte gjithherë e hapur për emra të rinj dhe të gatshëm të kontribuojnë në veprimtarinë e kësaj strukture politike e që është duke u dëshmuar dita-ditës.

ASH, me mundësitë dhe kapacitetin e vet të veprimit, ka angazhuar përfaqësues të denjë në organe dhe institucione për të kontribuar në zgjidhjen e çështjeve të cilat presin zgjidhje një kohë të gjatë.

ASH, si strukturë nacionale politike, është treguar e kujdesshme ndaj të rinjve studentë, të cilët edhe pse me shumë modeste, i ka ndihmuar në përballjen me shpenzimet e përditshme, për çgjë do të duhej të unifikojnë angazhimin e të gjitha strukturat politike në këto treva për të ndihmuar numër sa më të madh të studentëve tanë.

Përkrahja mjaft e gjerë nga strukturat tjera në këto hapësira dhe më gjerë, ka prodhuar ASH-në, si forcën më të madhe politike nacionale në këto treva ( zgjedhjet lokale më 27 nëntor 2017).

Me fitoren e kandidatit të listës së ASH në zgjedhjet e 27 majit, do ta dëshmojmë vullnetin dhe kapacitetin zgjedhor në përkrahje të përfaqësuesve autentik e që nuk ka ndodhur për sa zgjedhje me radhë në Kuvendin e Podgoricës.

Shpresoj se këto gjashtë arsye të radhitura do të prodhojnë votën për numrin 6 në listën zgjedhore të 27 majit, Alternativën Shqiptare.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!