Rikonstruimi i Qeverisë një ndër opsionet

Rikonstruimi i Qeverisë së Malit të Zi është njëri ndër opsionet e mundshme nëse iniciativa për shkarkimin e ministrit të drejtësisë dhe të drejtave njerëzore dhe të pakicave Vlladimir Lleposaviq nuk fiton shumicën e duhur në parlamentin shtetërore, ka theksuar kryeministri Zdravko Krivokapiq.

Nëse kemi vetëm një opsion , atëherë ai nuk duhet të përdoret . A do të ketë rikonstruim të Qeverisë mbetet të shihet “ , ka theksuar Krivokapiq për gazetarët në rektorat, pas panel diskutimit “Ku po shkon Mali i Zi: Sundimi i ligjit dhe antikorrupsioni”. 

Ai ka theksuar se ky problem do të mund të zgjidhej shumë shpejt sikur të ekzistonte ligji për Qeverinë. Edhe nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq ka theksuar se ekziston mundësia e rikonstruimit të Qeverisë nëse ministri Lleposaviq nuk shkarkohet në Parlament. Ai ka shtuar se në ndërkohë duhet të punohet në drejtim të sezonit të ardhshëm veror, pastaj në vaksinimin e popullatës dhe të mos i shmangemi asnjë bisedimi dhe marrëveshje , ka shtuar Abazoviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!