Gjeloshaj: Të bojkotojn Forca dhe Partia Boshnjake, për 48 orë Qeveria e zgjidh problemin

Deputeti i Alternativës Shqiptare,Nik Gjeloshaj, ka thënë që nuk do i dërgoi sugjerime Akademisë malazeze të Shkecave dhe Arteve.Këshilli për hartimin e Fjalorit para dy ditëve u ka bërë thirrje të interesuarve që vërejtjet dhe sugjerimet në lidhje me fjalorin ti dërgojnë në adresë të Akademisë.

Nuk më bjenë ndërmend që një institucioni të tillë ti dërgoi sugjerime, ata kishin projekt detyrë që në këtë mënyrë ti trajtojnë shqiptarët dhe fenë islame,me qëllim për të nxitur urrejtje etnike.Thirrja e tyre për tu dorëzuar vërejtje është dëshmi që ata janë në shekullin e 15 dhe nuk ndjekin asnjë analizë.

Pasi që nënkryetari i Kuvendit, Sulo Mustafiq nga Partia boshnjake kërkoi ndalimin e qarkullimit dhe shpërndarjen e vëllimi të parë të Fjalorit erdhi përgjigja nga Këshilli për hartimin e Fjalorit të cilët lajmëruan që nuk do ketë ndalim, sidomos jo tërheqje të Fjalorit.

Gjeloshaj më se një muaj është duke bojkotuar Parlamentin dhe ai u bëri thirrje edhe një herë kolegëve nga Partia Boshnjake dhe Forca që t’i bashkohen në bojkotimin e Parlamentit. ”Për të parë se si Qeveria menjëherë do të aktivizohet dhe do zgjidhi problemin e Fjalorit brenda 48 orësh”, ka thënë Gjeloshaj për Antena M./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!