Qeveria e besimit zgjedhor do ti plotësoj obligimet

Nënkryetari i qeverisë Dushko Markoviq, ka shpreh besimin se qeveria e besimit zgjedhor do ti plotësoj detyrimet në krijimin e kushteve për zgjedhjet të ndershme dhe  do ti  realizojë objektivat e definuar strategjike, para se gjithash në planin e integrimeve evropiane të Malit të Zi.

Do ti bëjmë përpjekjet të nevojshme që modeli i vendosur politik të ketë sukses në mënyre që të vazhdojmë kontinuitetin në reforma në kushtet ekzistuese, ka theksuar Markoviq. Ai ka biseduar me shefin e zyrës për Malin e Zi në drejtorinë e Komisionit Evropian për politiken e zgjerimit, Dirk Llange. Llange është interesuar për rezultatet në fushën e sundimit të ligjit dhe reformat makroekonomike dhe është biseduar edhe për konstituimin e Qeverisë së re dhe aktivitetet e saj në plotësimin e detyrimeve nga agjenda evropiane. Markoviq ka konstatuar progres edhe në planin e luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!