Albumi më i ri i MC Kreshës dhe Lyrical Son, “Rapsodët N’Rap T’Sotit” po gëzon sukses në arenën ndërkombëtare. Albumi i parë shqiptar në treg botëror duket se do të ketë rrugëtim të gjatë nëpër toplista muzikore në botë.
Albumi “Rapsodët N’Rap T’Sotit” i Mc Kreshës dhe Lyrical Son-it kishte shënuar sukseset e para dhe atë në skenën ndërkombëtare, menjëherë pas lansimit.
Vetëm dy ditë pasi u bë publik, albumi i parë shqiptar në treg botëror ka pasur sukses të madh, duke debutuar në pozitat e para në shumë tregje.