Në Ulqin miratohet vendimin për ndalimin e punimeve në sezonin veror

Komuna e Ulqinit ka kumtuar se ka hyrë në fuqi ndalesa e punimeve në objektet në Ulqin gjatë sezonit turistik. Siç kanë theksuar punimet ndalohen sipas zonave, ashtu që zona e parë që përfshin qendrën e gushtë të qytetit, punimet ndalohen nga 01.06 deri në  20.09, të vitit rrjedhës.

Në zonën e dytë, që përfshinë pjesët tjera të qytetit dhe lagjet për rreth të cilat nuk janë përfshirë me zonën e parë, punimet ndalohen prej 10.06 deri më 20.09.2018, është kumtuar nga komuna.

Po ashtu, siç është njoftuar,  policia komunale do të mbikëqyrin zbatimin e këtij vendimit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!