Rastet e reja të koronavirusit në Mal të Zi u importuan nga derbi i Beogradit

Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi (KCCG), Jevto Erakoviq, tha se mund të thuhet me siguri se të gjitha rastet e regjistruara rishtazi të koronavirusit në Mal të Zi janë importuar.

Erakoviq, në emisionin e mëngjesit në RTMZ, tha se pret që numri i personave të infektuar rishtazi të jetë edhe më i lartë në ditët në vijim.

“Ishte e sigurt dhe pritej të merrnim virusin dhe që raste të reja do të importoheshin. Kështu që nëse shikojmë sjelljen e disa individëve dhe grupeve të papërgjegjshme, atëherë ndoshta kjo pritej. Pritet që numri të jet edhe më i madh në ditët në vijim “, tha Erakoviq.

Ai tha se është e qartë se shkuerja e qytetarëve në derbin e futbollit të luajtur në Beograd e pruri situatën që kemi tani.

Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi njoftoi dje e janë konfirmuar shtatë raste pozitive me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit.

“Nga 200 mostra të analizuara, nga të cilat 193 ishin negative dhe shtatë pozitive me koronavirusin e ri”, ka bërë të ditur ISHP./Malësia.ME/

Shperndaje