Ambasadori i Francës, vizitoi komunën e Tuzit

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, priti sot në takim, Shkelqësinë e Tij, ambasadorin e Francës në Mal të Zi, Kristijan Timonije.

Gjatë takimit, kryetari Gjeloshaj e njoftoj ambasadorin mbi investimet që janë bërë në territorin e Komunës së Tuzit dy vitet e fundit, sfidat me të cilat Komuna është ballafaquar si dhe me projektet dhe investimet që do të realizohen në të ardhmen.

Ambasadori Timonije e përgëzoi Z. Gjeloshaj për mënyrën e organizimit të Komunës si dhe shprehu interesim për bashkëpunim në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, nëpërmjet projekteve konkrete.

Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët e Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq.

Komuna e Tuzit!

May be an image of 2 njerëz, people sitting dhe people standing

Ambasadori vizitoi edhe Policinë Komunale

May be an image of 5 njerëz dhe people standing

Sot Kryeshefi i policisë komunale dhe inspekcionit komunal priti në ambijentët e këtij shërbimi komunal ambasadorin e Francës shkelqësin e tij z. Kristjan Timonije. Kryeshefi i policisë komunale z. Rexhep Çunmulaj shkëmbeu mesazhe të përzemerta me shkelqësin e tij, duke treguar për punët e këtij sherbimi dhe mundësit e bashkëpunimit me qellim të avancimit të punës së këtij shërbimi komunal në veçanti kur keme te bejmë me trajnime. Shkelqësia e tij premtoj se do të angazhohet që të organizoj trajnime, që ky organ komunal të jetë në nivel sa më të lartë gjithnjë në shërbim të qytetarëve.

Gjatë këtij takimi u fol per nevojat dhe mundësit e bashkëpunimit, ku ai shprehi gadishmerinë e ofrimit të ndihmës në veçanti në profesionalizim dhe trajnim të mëtutejshem të policëve komunal për çgjë do të bisedoj edhe me ministrin e Ministris së punëve të brendshme ku do ia paraqes nevojat tona.

Shërbimi i policisë komunale dhe inspekcionit komunal falenderon ambasadorin Timonije për vizitën dhe përkrahjën e ofruar dhe disponimin e tij të degjoj nevojat tona.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!