Dukaj: Projektligji për Qeverinë, prioritet i Ministrisë së Administratës Publike

Është mbajtur seanca konstituive e Trupit punues për përgatitjen e Projektligjit për Qeverinë.

Ministri i Administratës Publike, MSc Marash Dukaj, tha se përgatitja e kësaj rregulloreje është prioritet i Ministrisë së Administratës Publike: “Me marrjen e departamentit të administratës publike, pika e parë e rendit të ditës ishte formimi i një ekipi punues për përgatitjen e një projektligji për qeverinë sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të bërë çdo përpjekje për të rregulluar për herë të parë në legjislacionin malazez të gjitha çështjet me rëndësi për organizimin dhe funksionimin e Qeverisë si pushtet ekzekutiv”.


“Me përgatitjen e Projektligjit për Qeverinë, Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi, si dhe Qeveria e 43-të e Malit të Zi tregon pjekurinë dhe seriozitetin e aktiviteteve të saj, e cila përfundimisht do të rezultojë që kjo dhe çdo Qeveri e ardhshme të kryejë funksionin e saj në përputhje me Praktikat dhe parimet më të mira të qeverisjes së mirë, të hapura dhe të drejtuara ndaj qytetarëve të Malit të Zi”, përfundoi Dukaj.

Shperndaje