Gegaj i pari e shfrytëzon mundësin që të flas shqip në Parlament

Nëpërmjet një projekt piloti nga sot në Parlamentin e Malit të Zi, deputetët shqiptar mund t’i mbajnë fjalimet e tyre në gjuhën shqipe.

Këtë të drejtë i pari e shfrytëzoi deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve,Nikollë Gegaj, i cili përshëndeti vendimin e Parlamentit të Malit të Zi që deputetët shqiptarë mund tu drejtohën qytetarëve në gjuhën e tyre amtare. Gegaj mes tjerash tha se ky është një hap i madh përpara në avancimin e të drejtave të shqiptarve në Mal të Zi duke theksuar se ka vullnet dhe rezultatet janë të dukshme që të drejtat e shqiptarve të rritën në nivelin më të lartë të mundshëm./Malësia.ME/

Nga sot në Parlamentin e Malit të Zi edhe gjuha shqipe

Shperndaje