Gjeloshaj: Vujanoviq me shpalljen e zgjedhjeve parandaloi kthimin e të drejtave shqiptarve

Pas botimit të Fjalorit të gjuhës popullore dhe letrare malazeze nga Akademia malazeze e Shkencave dhe Artëve me mbështetjen financiare të Qeverisë së Malit të Zi, në të clin ofendohen dhe sulmohen shqiptarët, tani fitojmë vazhdimin e veprimtarisë anti-shqiptare.Në skenë tani ka hyrë Presidenti i Malit të Zi,Filip Vujanoviq, i cili ka anuluar marrveshjen politike për zgjedhje të lira dhe të ndeshme, deklaroi deputeti i ASH, Nik Gjeloshaj.

Me marrëveshjen e pushtetit dhe opozitës, në seancën e ardhshme të Kuvendit të Malit të Zi është dashtë të gjendet zgjidhja për të drejtat e shqiptarëve në ligjin zgjedhor.

Me ndërhyrje të ashpër në përcaktimin e zgjedhjeve pa konsultim, Presidenti Filip Vujanoviq me qëllim për të ndaluar këto ndryshime, shaplli zgjedhjet dhe në këtë mënyrë pamundësoi ndryshimet në ligjet zgjedhore,thotë deputeti, Nik Gjeloshaj.

Gjeloshaj thotë se sulmi tjeter mbi shqiptarët është shkelja e ligjit për vetëqeverisje lokale, ku komunat në kuadër të kryeqytetit fitojnë statusin e vetëqeverisjes lokale dhe sipas ligjit për organizim territorial të Malit të Zi ka ardhur deri te ndryshime territoriale.

“Vujanovic pavarësisht ligjeve të miratuara e lë në jetë komunën urbane, edhe pse ajo sipas ligjeve të Malit të Zi nuk ekziston më”.

Akti më i lartë ligjorë për definimin e administratave lokale është ligji për vetëqeverisje lokale.Me këtë ligj, Tuzi është i definuar që të ketë të njëjtat drejta dhe detyrime si komunat tjera.Vujanoviq refuzon ti respektoi këto fakte ligjore dhe vazhdon politikën kundër Malësisë dhe bën sikur ska ndodhur asgjë dhe i zgjatë jetën kumunës urbane që nuk ekziston më në sistemin juridik të Malit të Zi.

E di gjë u frikësoheni zgjedhjeve në Malësi,se të gjitha hulumtimet tregojnë se do ju fitojmë më binshëm se në vitin 2006 dhe humbjen e pushtetit në Malësi jeni duke u përpjekur ta shtyni me manipulime, tha Gjeloshaj.

Gjeloshaj edhe një herë i bëri thirrje Vujanoviqit që të respektoi ligjet të cilat i ka miratuar Kuvendi i Malit të Zi, të cilat i kan votuar shokët e partisë tuaj, kurse kundër kanë votuar deputetët autentik shqiptarë, është shprehur Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!