Pajoviq, padi kundër deputetëve të FD

Kryetari i Kuvendit,Darko Pajoviq, i ka dorëzuar Këshillit për të drejtat dhe lirit e njeriut flet-padinë kundër deputeteve të Frontit Demokratik, Millan Knezeviq ,Brano Radulloviq ,Janko Vuciniq dhe Velko Vasileviq për shkak,siç thuhet ,cenimit të autoritetit të parlamentit dhe shkeljes së kodeksit etik të deputetit.

Deputeti i FD, Predrag Bullatoviq, në seancën kuvendore e ka pyetur kryetarin Pajoviq, se në cilin rrol e ka dorëzuar flet-padinë. Pajoviq ka theksuar se padinë kundër deputetit mund ta paraqesin kryetari dhe Kolegjiumi i kryetarit të parlamentit, secili deputet si dhe kryetari i klubit të deputeteve.

Ai ka theksuar se këtë e ka bërë si deputet krejtësisht i barabartë në parlament. Duke pasur parasysh se jam i pari në mesin e të barabartëve, është obligimi im që të bëjë përpjekje më të mëdha nga të tjerët që ajo që nuk është e mirë të përmirësohet.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!