PD dhe UDSH refuzojnë ftesën për bashkim!

Me ftesë të Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi (KKSH) u mbajtë sot në Ulqin takimi mes kryetarëve të subjekteve shqiptare.

Tema e takimit ishte përpjekja për formimin e një liste të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 30 gusht.

Në takim morën pjesë Nik Gjeloshaj (ASH), Nazif Cungu (Forca), Nikollë Camaj (LDSH), Fadil Kajoshaj (Unioni i Tuzit), Amir Hollaj (Perspktiva) dhe Saubih Mehmeti (LDnëMZ).

Në takim nuk u paraqitën kryetari i PD, Fatmir Gjeka dhe Mehmet Zenka i UDSH-së të cilët para disa kohe kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhorë. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!