Gjeloshaj: Investimet janë model i mirë për zhvillimin ekonomik të komunës

Në një bisedë për CDM, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, njoftoi fillimin e ndërtimit të një qendre të madhe tregtare brenda disa javësh dhe për dy deri në tre muaj hapjen e fabrikës së çipsit në të cilën do të punsohen rreth 100 qytetarë.

“Në Tuz janë filluar disa projekte shumë të rëndësishme në infrastrukturë. Kemi përfunduar procedurën e tenderit për ndërtimin e rrugëve: Dushiq-Lekaj-Vrane, Dushiq-Vllane, Tuz-Shipshanik, rruga për te Shtëpit Rakiq dhe Popratë – Korit”, tha Gjeloshaj.

Ai thekson se kanë përfunduar dokumentacionin e plotë të projektit për rrugën Tuz – Mataguzh, e cila duhet të fillojë të ndërtohet këtë vit, dhe e cila, siç shton ai, do të jetë një test për Qeverinë e Malit të Zi nëse dëshiron të ketë një bashkëpunim të mirë me Tuzin.

“Ndërtimi i qendrës së madhe tregtare duhet të fillojë brenda dy javësh kurse hapja zyrtare e fabrikës për prollimin e çipsit në dy deri në tre muajt e ardhshëm dhe deri në 200 vende të reja pune do të hapën në komunën tonë,” tha Gjeloshaj, duke theksuar se me hapjen e fabrikës së çipsit rreth 100 banorë të Malësisë do të punsohën në të.

Ndërtimi i tribunave të KF Deçiqi

Gjeloshaj shtoi se kanë lëshuar disa leje ndërtimi në fushën e ekonomisë, gjegjësisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku punimet kanë filluar këtë vit, dhe rreth 40 vende të reja pune do të krijohen në këtë sektor.

Risi do të jetë se në komunën tonë, brenda dy javësh, do të fillojë ndërtimi i dy ndërtesave biznesore, investime në sektorin privat.

Si kulmi i suksesit të klubit tonë të futbollit, do të fillojë ndërtimi i tribunave në stadiumin tonë, thotë ai.

Duke folur për vizitën e fundit zyrtare në SHBA, Gjeloshaj thekson se ishte një vizitë rregullisht e planifikuar.

“Një vizitë në diasporën tonë dhe bisedë me zyrtarë amerikanë në nivelin lokal, shtetëror dhe federal. Kam pasur takime me disa kryetarë të komunave amerikane, guvernatorin e New Jersey, kongresmenë, shefen e sekroit për Malin e Zi në Departamentin e Shtetit dhe natyrisht disa takime shumë të rëndësishme me shoqatat e diasporës sonë dhe biznesmenët nga kjo zonë, shprehet Gjeloshaj.

Diaspora mbërrin në gusht

Duke folur për mbështetjen për Komunën e Tuzit, e cila vjen nga SHBA, ai thotë se ajo nuk ka ndalur asnjëherë, por është e vazhdueshme.

“Pra, ne vetëm biseduam për përmirësimin e kësaj mbështetjeje. Komuna jonë është tashmë qytet simotër me një komunë në Amerikë, i cili dërgoi një kamion për mbledhjen e mbeturinave para disa javësh si donacion, dhe ne presim binjakëzim me një komunë tjetër… Unë prezantova në diasporën tonë planin strategjik të zhvillimit të komunës së Tuzit për periudha 2021-2026. Ne presim vizitë të madhe të diasporës sonë këtë verë në Tuz dhe konkretizimin e tre projekteve investuese për të cilat kemi punuar për dy vjet, por që janë ngadalësuar për shkak të epidemisë. Dy janë nga fusha e zhvillimit ekonomik, prodhimit, dhe një është nga fusha e kulturës, që do të thotë që Tuzi do të fitojë përmendoren e Skënderbeut “, deklaroi Gjeloshaj.

Marrëveshja me Kryeqytetin

Duke folur për ndarjen kufitare me Podgoricën, Gjeloshaj thotë se çështja është e mbyllur për ta.

“Kuvendi i Malit të Zi, me miratimin e Ligjit për Organizimin Territorial të Malit të Zi, përcaktoi territorin e komunës së Tuzit, e cila ishte pjesë e marrëveshjes, jo vetëm në nivelin lokal dhe shtetëror, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë, dhe asnjë ndryshim për ne nuk është i pranueshëm. Ne duhet të biem dakord me Kryeqytetin për ndarjen e pronës. Pas negociatave të deritanishme, unë mendoj se zgjidhja më e mirë është që Kryeqyteti dhe Tuzi të bien dakord për shumën financiare që do t’i takonte komunës sonë dhe do t’i paguhej Komunës tonë për disa vjet. Edhe pas të gjitha ngritjeve dhe ramjeve të mëparshme në negociata, unë besoj dhe dua marrëveshje dhe jo që marrëdhëniet tona të zgjidhen me arbitrazh. Por ne nuk do të presim përgjithmonë, tre muajt e ardhshëm janë thelbësorë ”, përfundoi Gjeloshaj.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!