Forca dhe UDSH bashkë në zgjedhje

Forca e Re Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve dje në Ulqin kanë arritur marrëveshjen që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të dalin në koalicion, i cili do të jetë i hapur edhe për subjektet e tjera shqiptare.

Ata njoftuan se ky koalicion është i domosdoshëm për arritjen e qëllimeve që kanë shqiptarët në Mal të Zi, dhe se ky koalicion vazhdon negociatat me subjektet tjera shqiptare.

Koalicioni i Forces dhe UDSH është duke vazhduar biseda me subjektet tjera politike shqiptare dhe janë të hapur për përfshirjen e të gjithë subjekteve në një listë të vetme, thuhet në kumtesë./Malësia.ME/

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!