Nga Podgorica fluturime direkt për Nju Jork

Me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes të kompanisë ajrore malazeze Montenegro Airlines, me kompaninë nacionale serbe Er Serbia, qytetarët e Malit të Zi do të mund të  udhëtojnë  edhe për në 32 destinacione të reja në Amerikën veriore, Lindjen e  afërt, Evropën veriore, të mesme dhe perëndimore, pastaj drejtë Rusisë dhe Mediteranit lindor.

Drejtori ekzekutiv i Montenegro Airlines, Zoran Kostiq, ka deklaruar se kompania nacionale malazeze do të fluturoj për në Abu dabi dhe Nju Jork.

Njëkohësisht  ai ka paralajmëruar edhe hapjen e linjave të reja drejtë qendrave të shumta, duke  përvetësuar kështu tregje të reja deri më tani të pakapshme.

Kryetarja e kompanisë malazez Daliborka Ulareviq, ka vlerësuar se në këtë mënyrë partneriteti strategjik me Itihad, është shansë e  mirë për promovimin e Malit të Zi si destinacion turistik kurse kompanisë malazeze do ti mundësoj qasjen rrjetit të gjerë të destinacioneve të kompanisë Itihad.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!