Veliu në Tuz mund të vij nëse i përmbush kushtet për hyrje

Politikani dhe historiani shqiptar,Tahir Veliu, do të mund të hyjë në Mal të Zi në qoftëse përmbush kushtet ligjore për hyrje, është konfirmuar nga Drejtoria e Policisë.

Kjo është thënë nga drejtoria e Policisë, pas njoftimeve të mediave që Veliu, ideologu kryesor i projektit ”Shqipëria e Madhe” i cili ka për qëllim të bashkojë të gjithë shqiptarët në një shtet, do të mbajë një tubim me 20 gusht në Tuz.

Në qoftë se personi, Tahir Veliu, i drejtohet kontrollit kufitar në një nga vendkalimet kufitare me qellim për të hyrë në Mal të Zi, do ti lëjohet hyrja në qoftë se përmbush kushtet ligjore për hyrje në Mal të Zi.
Në polici nuk është paraqitur mbajtja e ndonjë tubimi publik për përiudhen e ardhshme në Tuz, që do të lidhej me qëndrimin e keti personi në territrin tonë, njoftohet nga Drejtoria e Policisë.

Veliu në facebokun e tij njofton se me 20 gusht në ora 15:00 në Tuz bëhet promovimi i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.Në këtë promovim do të bëhet: Shpalosja e Programit Politik të LSHB dhe
Promovimi i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”, shkruan Veliu.

Siç thotë Veliu,Shqipëria e Bashkuar përpos korrigjimit të padrejtësisë historike shkaktuar shqiptarve është edhe në interesë politik dhe ekonimik për të ardhmen e shqiptarve.

Tahir Veliu para disa ditëve ka mbajtur tubimet në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, ndërsa ati i është ndaluar hurja në Preshevë nga ana e Sërbisë dhe në Janinë nga Greqia./Malësia.ME/

Tahir Veliu

Shperndaje