U mbajtë takimi inicues, për rindërtimin e shkollës shqipe në Rozhajë

Në shkollën fillore në gjuhën shqipe në “Dacaj” të Rozhajës u mbajt takimi inicues për të ndihmuar rindërtimin e shkollës, të cilës i duhet një rehabilitim i detajuar për krijimin e kushteve normale për zhvillimin e mësimit.

Në këtë takim mes tjerësh morën pjesë Rexhep Gonduz përfaqësues i qytetit Bursa të Turqisë dhe kryetar i shoqatës ”Kosova dhe Shkupi” qe me origjinë është nga Gjilani dhe jeton në Turqi, Ahmet Ibrahimaj kryetari i OJQ ”Sofra Kosovare” nga Hamburgu, Ismet Azizi kryetar i organizatës ”Kosova për Sanxhakun”, Shefkija Shkrijel kryetari i sindikatit të arsimit nga Rozhaja, përfaqësues të Shkolles Fillore në gjuhën shqipe nga Gucia – Tahir Gjonbalj dhe Rezarta Gjonbalaj, Azem Lajçi përfaqësues i Diasporës si dhe përfaqësues të Komunës së Rozhajës.

Në takim mori pjesë edhe Shefqet Daci nga Dortmundi i cili me kënaqësi prënoi të marrë pjesë në rindërtimin e shkollës, në të cilën, ka ndjekur mësimin shumë vite më parë. Ai tha se, ka krijuar komunikim me një numër të madh të shoqatave dhe biznesmenëve jashtë vendit, të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre për të ndihmuar në rindërtimin e shkollës shqipe në Dacaj.

Drejtori i kësaj shkole Haxhi Lajçi, i cili është iniciatori kryesor i aksionit për renovimin e shkollës, thotë se diaspora ka luajtur gjithmonë një rol shumë të rëndësishëm dhe as kësaj here herë nuk do mungojë mbështetja e tyre.

Si drejtor i kësaj shkolle, unë do të bëj gjithçka që është fuqinë time që institucioni më i vjetër arsimor në gjuhë shqipe në këtë krahinë, të fitojë një shkëlqim të ri dhe kështu të krijohen kushtet për zhvillimin normal të mësimit./Malësia.ME/

Fotografia e Anton Gjokaj

Shperndaje