Filloi asfaltimi i rrugës së Kojës

Nënkryetari i komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, njoftoi se dje filloi asfaltimi i rrugës për në Kojë, rrugë kjo e cila ishte e pa pershtatshme për qarkullim të mirëfilltë. Vlera investimit është 123.420,00 euro.

Lexoni postimin e plotë të Ivanaj:

E premtuam, po e realizojmë!

Të nderuar qytetarë, dje filluan punimet në asfaltimin e rrugës së Kojës.
Zona malore e Malësisë vite me radhë u la pas dore, dhe për këtë arsye ne në fillim të mandatit u zotuam që do të investojmë në çdo cep të Komunës sonë, dhe premtimet po i mbajmë!

Për në Kojë së shpejti nëpër rrugë të re.

#KohaËshtëTani


Shperndaje