Komuna e Tuzit siguron libra falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë

Të nderuar qytetarë,

Me kënaqësi të veçantë Ju njoftojmë se komuna e Tuzit, ka siguruar mjetet për financimin e të gjitha teksteve shkollore për nxënësit e shkollave fillore nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Duke kuptuar gjendjen e vështirë të prindërve, për të përgatitur fëmijët për vitin e ri shkollor, jemi angazhuar maksimalisht, që së paku në këtë mënyrë të u ‘a lehtësojmë këtë barrë.

Edhe pse jemi komuna më e re në Mal të Zi, ne jemi ndër komunat e pakta që realizojnë një investim të tillë.
Me shpresë që mësimi i rregullt do të filloj në shtator, të gjithë nxënësve u dëshirojmë suksese në mësime.

Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!