Marash Dukaj: Arsimi shqip në Mal të Zi ka nevoj për angazhim të shumëanshëm (Video)

I ftuarë në TV Teuta ishte drejtori i drejtorisë për arsimin shqip në ministrin e arsimit të Malit të Zi, i cili foli mbi projektet kuçe me të cila do të merren gjatë këti viti, dhe siç tha ai, drejtorati i tyre i ka planet dhe qellimet te cilat synojnë ti arrijë.

Dukaj tha se ka shumë projekte dhe shumë punë për të bërë, njëri nga projektet që planifikon të ralizojë gjatë këti viti shkollorë është hapja e shkollës së muzikës në Tuz.Çështje tjera të rëndësishme janë vazhdimi i projekteve të filluara, si intervenimi në tekstet shkollore dhe ndryshimi i emrave të disa shkollave, me emra sipas dëshirës dhe vullnetit të vëndasve.

Një tjetër projekt shumë i rëndësishëm është të kemi një katedër gjuhe, pra një fakulteti në kuadër të Universitetit të Malit të Zi, sepse ka ardhur koha që shqiptarët në Mal të Zi të kenë një degë të studimeve të larta, tha Dukaj.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqi videon: 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!